Betimi që duhet të bëjnë deputetët e Kosovës

Betimi që duhet të bëjnë deputetët e Kosovës

Pjesë e kësaj seance pritet të jetë procedura e betimit të deputetëve, për t`i lënë pastaj radhën procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Në deklaratën e betimit thuhet se deputeti në fjalë do t’i shërbejë me nder dhe përkushtim Kosovës dhe do ta përfaqësojë me dinjitet popullin.

Ndër tjerash, aty deputetët betohen se do të mbrojnë tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës.

Deklarata e betimit lexohet nga kryesuesi i mbledhjes ndërsa nënshkruhet nga secili deputet veçmas.

Puna e kryesuesve të seancës së Kuvendit do të mbarojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Pas shpalljes së rezultatit të votimit, kryesuesi fton kryetarin e zgjedhur dhe nënkryetarët që t`i zënë vendet e tyre.