Beteja me plumba ‘OTR’ – ‘Babastars’, përfundon me pajtim në gjykatë

Beteja me plumba ‘OTR’ – ‘Babastars’, përfundon me pajtim në gjykatë

Një konflikt disavjeçar mes dy grupeve të njohura të rep-it në shqiptar në Kosovë e Shqipëri, i cili kulmoi me një përleshje të armatosur dy vjet më parë në qendër të Prishtinës, duket se u mbyll sot në gjykatë kur përfaqësuesit e tyre pranuan hisen përkatëse të fajit dhe shpallën pajtimin.

Katër ditë pasi janë mbushur dy vjet nga përleshja e armatosur në të cilën kishte mbetur i plagosur lideri i ‘label’-it OTR, Rigels rajku (Noizy), palët u përballen në gjykatë, raporton Kallxo.com.

‘Noizy’ ishte i pari që u deklarua për këtë rast.

Në deklarimin e sotëm gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ‘Noizy’ tha se ndihet keq për konfiktin në të cilin ai kishte mbetur i plagosur.