Rreth 1700 shtetas francezë u janë bashkuar grupit të Shtetit Islamik që ka kryer një sërë sulmesh në vend. Franca ka popullsinë më të " />

Beteja e vështirë e autoriteteve franceze në luftën kundër radikalizmit

Beteja e vështirë e autoriteteve franceze në luftën kundër radikalizmit

Rreth 1700 shtetas francezë u janë bashkuar grupit të Shtetit Islamik që ka kryer një sërë sulmesh në vend.

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë dhe një histori të gjatë sulmesh ekstremiste, por vetëm dy vjet më parë qeveria e saj mori masa serioze për të parandaluar radikalizimin e të rinjve myslimanë, shumë më vonë se vende të tjera evropiane si Britania dhe Danimarka. Fillimi i projektit të çradikalizimit në Francë ishte i ngadaltë dhe me probleme. Hapja e qendrave qeveritare per riintegrimin e myslimanëve, sipas Zërit të Amerikës, fillimisht u prit mirë, ku shumë myslimanë shkonin atje duke kënduar himnin kombëtar dhe mësuar parimet laike në themel të Republikës Franceze.

Por, projekti nuk rezultoi i suksesshëm pasi, duke mos qenë e detyrueshme, pjesëmarrja ishte e ulët. Shumë prej vendasve u frikësuan dhe krijuan shoqata kundër tyre. Ankesat e fqinjëve janë tregues të qëndrimeve sociale në Francë, që e bëjnë çradikalizimin një temë të vështirë për t’u trajtuar në një vend dikur katolik ku laiciteti është tani i shenjtë.

Analistë të sigurisë mendojnë se një nga pengesat kryesore ishte pikërisht laiciteti, ideologjia e shtetit francez që qeveria nuk duhet të ndërhyjë tek feja. Pas atij që e quajtën një proces prove autoritetet po shqyrtojnë tani mënyra të tjera se si të komunikojnë me të rinjtë myslimanë. Kujdesi, sipas analistëve, duhet treguar që kur fëmijët janë në kopsht, e radikalizimi duhet menaxhuar në nivel shoqëror. Vënia në skenë e shfaqjeve teatrale mbi xhihadin është një tjetër përpjekje për të edukuar të rinjtë.