Besnik Sahatçiu, babai i këngëtares Rita Ora ka postuar një fotografi me këngëtarin shqiptar Dren Abazi.
Këngëtari Dren Abazi këtë vikend ka performuar në lokalin e babait të Rita Orës, Besnik Sahtçiut, në “The Queen’s Arms” bashkë me Fatos Dergutin dhe Faton Prokuplën.
Në fotografi ku të dy janë shumë të buzëqeshur, Besniku ka falënderuar Drenin për mbrëmjen e mrekullueshme që ka ofruar ai në lokalin e tij.
Në këtë lokal performojnë artistë të ndryshëm, madje ky është vendi ku edhe Rita Ora ka nisur të këndojë pa filluar ende karrierën e saj të bujshme.
