Besnik Hasi në Beograd flet në gjuhën serbe

Besnik Hasi në Beograd flet në gjuhën serbe

Besnik Hasi ka dhënë konferencë për media në Beograd, para sfidës kualifikuese të Ligës së Kampionëve që skuadra që ai udhëheq, Olympiacos, ndaj Partizanit të Beogradit.

Në konferencë për shtyp, trajneri gjakovar i Olympiacosit doli bashkë me futbollistin e skuadrës greke, Kostas Fortunis.

E siç raporton mediumi publik serb B92, Hasi iu drejtua gazetarëve në gjuhën serbe.

Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Olympiacosit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com