Besnik Hasi mund shkojë në Greqi

Besnik Hasi mund shkojë në Greqi

Pas një pauze, trajneri shqiptar, Besnik Hasi sërish mund të drejtojë një skuadër, shkruan albinfo.ch.

Sipas mediave ndërkombëtare, Olympiacos është duke kërkuar një trajner të ri, dhe në krye të listës së dëshirave mbetet Besnik Hasi.

Olympiacos ka fituar titullin në Greqi dhe është një skuadër që po dominon pa problem në futbollin helen.

Hasi ka drejtuar më parë Anderlechtin, ku ishte shumë i suksesshëm, derisa skuadra e tij e fundit ishte Legia e Varshavës.