Besnik Hasi: E dua Ronaldon në Olympiacos

Besnik Hasi: E dua Ronaldon në Olympiacos

Trajneri i Olympiacosit, Besnik Hasi ka bërë një deklaratë bombastike në lidhje me Ctistiano Ronaldon.

Hasi gjatë një interviste për faqen e klubit, ka treguar për transferimet që do të tentojnë t’i bëjnë gjatë kësaj vere.

Ai me shaka ka thënë se e dëshiron edhe Cristiano Ronaldon, i cili dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet nga Real Madrid.

“Kur them duam lojtarë cilësorë, i kam të qarta vështirësitë që hasen kur kërkohet një futbollist shumë i shtrenjtë. Megjithatë, ne kemi bërë një plan dhe do t’i provojmë alternativat një nga një”, tha fillimisht Hasi.

“Një emër për faqen e parë të gazetës së Olympiacos? Do të thosha Cristiano Ronaldo. Fare e thjeshtë. Jam fans i tij dhe do të ishte interesante për tifozët tanë që të lexonin për të”, tha me shaka trajneri gjakovar. /Insajderi.com