Besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit

12.09.2016 08:04
Besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë kanë falur sot para orës 7 namazin e Kurban Bajramit.  Si zakonisht, manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, tradicionalisht mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.