serinë e XII të “Dosjes së Sh" />

Besim Beqaj rrëfen bisedën me Grabovcin në “Dosjen e Shefave”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj ka folur për herë të parë për serinë e përgjimeve të njohura si “Dosja e Shefave”, në njërën nga të cilat ka qenë i përfshirë edhe vetë ai, gjatë kohës sa ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Besim Beqaj rrëfen bisedën me Grabovcin në “Dosjen e Shefave”

serinë e XII të “Dosjes së Shefave”, Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.

Dosja e Shefave XII: Telefonatat që dëshmojnë kontrollin e Grabovcit dhe Beqajt mbi ndërmarrjet milionëshe

Megjithatë, Beqaj në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se duhen vërtetuar përgjimet telefonike, “në mënyrë që të shihet nëse aty ka pasur shkelje të ligjit”. Ai shkon deri aty sa e quan diçka të zakonshme për një zyrtar të lartë shteti që të “ballafaqohet me këso gjëra”.

“Të qenit zyrtarë i lartë i një shteti mund të të bëjë të ballafaqohesh me këso gjëra. Janë veprime të cilat edhe ndodhin, por normalisht se diskutimet të cilat bëhen gjithmonë me agjenda për trajtimin e agjendave, gjithmonë janë me interes”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së më tutje thotë se nuk ka punësuar asnjëherë, asnjë person, pa marrëdhënie ligjore.

“Gati tre mandate i kam ministër, por nuk e kam punësuar asnjë njeri pa marrëdhënie ligjore. Ministrat nuk punësojnë njerëz,por janë vetëm udhëheqës së politikave të institucioneve, janë konkurset që merren me atë punë”, rrëfen Beqaj, raporton Insajderi.

Ai ka folur edhe për serinë e “Dosjes së Shefave” në të cilën bisedë, ai dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së kishin marrë si detyrë afrimin e njerëzve të afërm të partisë në ndërrmarjet publike si: PTK-ja, Infrakosi dhe Traikosi. Beqa këtë rast e cilësoi bisedë pune dhe jo private.

“Është një bisedë mes miqësh, është një bisedë e cila normalisht ka pasur ngjyrë pune por unë mendoj se asnjë veprim nuk ka qenë ndesh me ligjin. Ajo nuk ishte bisedë private, por ka qenë bisedë pune”, deklaroi Beqaj.

Insajderi përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, ka dëshmuar se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin dhe ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosovës, universitetet dhe mediet. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/8cFtc7_9vi4″]