Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane

Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane

Besart Berisha është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane, A-League, me skuadrën e tij Melbourne Victory, ku në ndeshjen kundër, Newcastle Jets shënuan fitore 4-2.

Në këtë ndeshje Berisha shënoi nga pika e bardhë në minutën e 30, menjëherë pas fillimit të ndeshjes, me të cilën e arriti shifrën e golave në 91, duke hyrë në historinë e ligës australiane si golashënuesi më i mirë.

Këtë e bëri të ditur skuadra e tij përmes rrjetit social “Twitter”, raporton Insajderi. Këtë rekord më parë e mbante ish-bashkëlojtari i tij, Archie Thompson.

Besart Berisha më herët ka luajtur për përfaqësuesen e Shqipërisë, mirëpo tash ka deklaruar se do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës./Insajderi.com

unnamed-1