Besart Berisha gati të marrë nënshtetësi australiane

Besart Berisha gati të marrë nënshtetësi australiane

Besart Berisha dhe dy futbollistë të tjerë të rëndësishëm të Melbourne Victorit, Fahid Ben Khalfallah dhe Gui Finkler, kërkojnë të marrin nënshtetësi australiane. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e kontinentit të kangurëve, që u referohen deklaratave të futbollistëve në fjalë para ndeshjes me Sidney United.

Ne verë të 2016-s Berisha bëhen 5 vjet që nga koha kur sulmuesi 30-vjeçari mbërriti në Australi në radhët e Brisbane Roar, një kohë e mjaftueshme në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj për pajisjen me pasaportë australiane.

Fakti që Berisha vetëm pak kohë më parë ka zgjatur për dy vite të tjera kontratën me Melbourne Victorin, është një bonus më shumë për të për të përfituar nënshtetësinë australiane.

Besart Berisha aktualisht është një ndër futbollistët më të njohur në Ligën e Parë të Australisë. Gjatë 3 viteve të para te Brisbane Roar ka mundur të shënojë 50 gola në 83 ndeshje, duke fituar madje edhe një herë titullin kampion. Të njëjtin sukses e arriti në përfundim të sezonit 2014-2015edhe me Melbourne Victoryn, skuadër për të cilën ka realizuar 33 gola në 49 ndeshje.