Besa e Pejës ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Llapin pas ekzekutimit të penalltive.
Besa e Pejës fiton Kupën e Kosovës në futboll dhe lë Llapin jashtë Ligës së Evropës. Skuadra nga Peja e mposhti Llapin pas ekzekutimit të penalltive, në finalen që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Sfida mes Besës dhe Llapit prodhoi dy gola, por jo edhe fitues në kohën e rregullt, pasi ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pejanët kaluan të parët në epërsi me Diar Miftarajn, i cili realizoi nga penalltia në pjesën e parë.
Megjithatë, tre minuta brenda pjesës së dytë, Llapi barazoi në 1:1 me Festim Krasniqin, po ashtu nga penalltia.
Koha e rregullt e sfidës u mbyll pa gola dhe sfida shkoi në vazhdime.
Vazhdimet e para filluan me disa minuta vonesë, pasi që tifozët e Llapit hudhën mjete piroteknike në fushë.
Pasi u pastrua fusha, gjyqtari kryesor Genc Nuza sinjalizoi për fillimin e vazhdimit të parë. Mirëpo gola nuk pati as në dy pjesët e vazhdimeve.
Në penallti Besa fitoi me rezultat 4-2. /Insajderi.com