BERZH: Termocentrali i ri në Kosovë nxitë rritjen ekonomike të vendit

BERZH: Termocentrali i ri në Kosovë nxitë rritjen ekonomike të vendit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), konfirmon se Kosova pritet të ketë zhvillim më të lartë ekonomik, krahasuar me parashikimet paraprake. Kjo ngritje varet edhe nga zhvillimet brenda projektit të Kosovës së Re për ndërtimin e termocentralit të ri.

‘Shkalla e papunësisë ka vazhduar rënien gjatë tri viteve të fundit dhe tani qëndron në 27.5 përqind. Sidoqoftë, shkalla e ulët e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore, veçanërisht në mesin e grave, është pengesa kryesore për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik’, konkludon BERZH në raportin e vitit që tregon për perspektivat ekonomike në Evropë.

BERZH parashikon që rritja e vitit 2019 të jetë e shkallës 4 për qind.

Sipas BERZH, rritja në të ardhmen varet edhe nga implementimi i marrëveshjes së Kosovës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit të ri, kontrata për të cilin është nënshkruar në Dhjetor 2017.

“Rreziqet përfshijnë vonesat e mundshme për projektet kryesore të infrastrukturës, që ndikojnë direkt në qëndrueshmërinë afatgjate të ekonomisë’, thuhet në raportin e BERZH.

Raporti Këtu: Report-2018-1