Bërnabiq: Nuk mund të fshihemi vazhdimisht pas asaj “Kosova është Serbi”

Bërnabiq: Nuk mund të fshihemi vazhdimisht pas asaj “Kosova është Serbi”

Zgjidhja afatgjatë e çështjes së normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën është në interesin e Serbisë, por edhe në interes të të gjithë serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, citohet të ketë thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë një vizite që pati sot në qytetin serb, Smederevo.

Ajo ishte e prerë se konflikti i ngrirë nuk është në interes të Serbisë.

Siç është shprehur ajo para gazetarëve, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të thotë stabilitet afatgjatë dhe siguri për ata njerëz, por stabilitet edhe për rajonin.

Sipas saj, vetëm Serbia është e gatshme për kompromis, por ka shtuar se nuk duhet të vendoset gjithçka nën flokulën “Kosova është Serbi”, dhe se duhet të jemi të hapur për kompromis.

Bërnabiq u shpreh qartë se “kompromis do të thotë se nuk mund të shkohet në asnjë ekstrem”.

Sipas saj, “Kompromis do të thotë se ne duhet të braktisim mendimet tona komfore” dhe si shembull ka marrë kundërvënien e qëndrimeve sipas të cilave Kosova është Serbi dhe që Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ajo është shprehur se nuk beson që Serbia ndonjëherë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Bërnabiq ka thënë se Kosova është Serbi, por konsideron se duhet të bisedohet për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve me Prishtinë.