Berlusconi: Vuaj sa herë shoh Milanin e Montellës në televizor

Berlusconi: Vuaj sa herë shoh Milanin e Montellës në televizor

Silvio Berlusconi nuk është me pronar i Milanit, por, ashtu sikurse ka thënë vetë, ai është dhe do të mbetet tifozi numëri 1 i kuqezinjve.

Gjatë një interviste të dhënë për prezantuesin e njohur televiziv Maurizio Costanzo, ish-presidenti i Milanit ka pranuar se nuk shkon më në stadium të shohë Milanin për një arsye: Nuk i pëlqen loja e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montellam, shkruan Telesporti.

Madje ish-presidenti shkon edhe më tej, teksa konfirmon se i përjeton keq ndeshjet e kuqezinjve edhe kur i sheh ato nga televizori.

“U bë kohë që nuk kam shkuar më në stadium për të parë Milanin, që vuan dhe nuk luan ashtu si dua unë. Madje edhe kor e shoh në televizor Milanin e Montellës, vuaj”, ka thënë Silvio Berlusconi, që pak muaj më parë shiti kuotat e tij te pronarët e rinj kinezë.