“Bërllok vendor” – kryeqyteti i ndotur pas panairit “Blej Shqip”

“Bërllok vendor” – kryeqyteti i ndotur pas panairit “Blej Shqip”

Dy ditë më parë është hapur në sheshin e kryeqytetit panairi “Blej Shqip” për nder të ditë së flamurit dhe tek mbrëmjen e 29 nëntorit ka përfunduar.

Por tash “Blej Shqip” është shndërruar në “bërllok vendor”. Fotografitë që janë bërë nga sheshi rreth orës 22:00 shpërfaqin një kryeqytet jashtëzakonisht të ndotur.

Në këtë panair kanë marrë pjesë 100 prodhues nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Panairi është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministrisë së Tregëtisë së Republikës së Shqipërisë./Insajderi.com