Etrit Berisha është gati. Portieri i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet titullar këtë fundjavë në portën e Atalantas pas dëmtimit që e mbajti jashtë disa javë.

Berisha rikthehet në portën e Atalantas

Berisha rikthehet në portën e Atalantas

Etrit Berisha është gati. Portieri i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet titullar këtë fundjavë në portën e Atalantas pas dëmtimit që e mbajti jashtë disa javë.

“Gazzetta Dello Sport” e cilëson rikuperimin e shqiptarit si një lajm të keq për Sportiellon, i cili tashmë lamtumirën e ish numrit një të portës bergamaske si të pashmangshëm.

Berisha edhe pse momentalisht në huazim, pritet të nënshkruajë përfundimisht për Atalantën në fund të sezonit dhe është pikërisht skuadra e Lazios që synon të afrojë gardianin italian në këmbim të numrit 1 të portës kuqezi, kartonin e të cilit aktualisht e zotërojnë bardhekaltërit.

Sipas gazetës italiane, vlera e vendosur fillimisht nga Lazio prej 6 milionë Eurosh ishte një ur i pakalueshëm për klubin bergamask, por futja e Sportiellos në lojë mund ta zhbllokojë përfundimisht situatën.

Berisha është aktivizuar titullar në 10 ndeshje gjatë këtij sezoni me Atalantën duke arritur të grumbullojë 7 fitore, 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa prania e tij këtë të dielë në portën bergamaske do të jetë ndeshja e 11 si titullar pasi trajneri Gasperini beson verbërisht në aftësitë e portierit të lindur në Prishtinë, i cili pas disa sezoneve në Itali ka arritur të tërheqë vëmendjen për shkak të paraqitjeve të tij pozitive me skuadrën zikaltër.