Berisha për Ramën: Bashkimi Kosovë – Shqipëri, kërcënim për maskim

Berisha për Ramën: Bashkimi Kosovë – Shqipëri, kërcënim për maskim

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar idenë e Edi Ramës, se po e përdor nacionalizimin për të fshehur të metat e mëdha që ka ia dhe qeveria e tij.

Berisha, që Ramen e quan “Noriega i Shqipërisë” (diktatori ushtarak i Panamasë), thotë se Rama, me deklarata e tij për bashkim të shqiptarëve në një shtet, po kërcënon Europën vetëm për t’u maskuar.

“Te dashur miq, Rama përdor kërcënimin për bashkimin me Kosovën vetëm e vetëm për të maskuar; Vendosjen e banditokracisë (Mobocracia) në Shqipëri. Qeverinë e tij si organizatë të mirëfilltë kriminale, shndërrimin e Shqipërisë në Narkorepublikë apo Kanabistan dhe konfiskimin e votës së lirë të shqiptareve”, shkruan Berisha në Facebook.

Madje Berisha thotë se Rama përshkruhet fare mirë edhe nga filozofi Friedrich Nietzsche, i cili thoshte se nacionalizmi është “streha e fundit e horrave”./Insajderi.com