Berisha për Bajram Rexhepin: Kosova dhe mbarë kombi humbën një burrë të shquar

Berisha për Bajram Rexhepin: Kosova dhe mbarë kombi humbën një burrë të shquar

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ngushëlluar familjen Rexhepi për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se “Kosova dhe mbarë kombi humbën një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, dhe një shtetar të zotin”, ka shkruar Berisha.

“Me këtë rast le t’iu shprehim ne ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish-kryeministrit të ndjerë Rexhepi, autoriteteve të Kosovës dhe të lutemi së bashku që shpirti i tij i mirë të prehet në paqe!”, ka përfunduar Berisha.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në një spital në Turqi. /Insajderi.com