Berisha: Ne luajmë për fitore ndaj Islandës

Berisha: Ne luajmë për fitore ndaj Islandës

Sulmesi i Kosovës Besart Berisha, në stërvitjen që janë duke e zhvilluar në Drenas ka thënë se ne luajmë futboll për të fituar.

“Ne luajmë futboll për të fituar por duhet të jemi kompakt edhe në mbrojtje sepse Islanda është ekip mjaft fizik. Megjithatë, ne do të luajmë për fitore”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se stërvitja e parë ishte e mirë por për të ka qenë e rëndësishme që të njoftohet me lojtarët e ekipit.

“Stërvitja e parë ishte e mirë, për mua është me rëndësi që të njoftohemi me bashkë lojtarët. Detyra jem është shënimi i golave. Është një grup shumë i mirë me disiplinë më kanë pritur shumë mirë dhe nuk pres të kem probleme. Jam shumë i kënaqur deri tash”, ka deklaruar Berisha.

Besart Berisha është prurja e fundit në ekipin e Kosovës.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. /Insajderi.com