Berisha kthehet në Australi: Madhështore të luaja për vendin tim

26.03.2017 12:17
Berisha kthehet në Australi: Madhështore të luaja për vendin tim

Besart Berisha është rikthyer në Australi pas debutimit me përfaqësuesen e Kosovës

Sulmuesi kosovar ka publikuar një fotografi në Instagram, nga ndeshje mes Kosovës dhe Islandës, derisa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Ndjenjë e mirë të kthehem në Melbourne, ka qenë një përvojë madhështore të luaja për vendin tim. Faleminderit të gjithëve për përkrahje”, ka shkruar Berisha.