Berisha: I gëzuar që luajta për Kosovën, na mungoi disiplina

Berisha: I gëzuar që luajta për Kosovën, na mungoi disiplina

Besart Berisha ndihet i lumtur që ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

Sulmuesi i Melbourne Victory e ka cilësuar si paraqitje të mirë këtë të Kosovës në humbje ndaj Islandës, por sipas tij skuadrës i mungoi fati dhe disiplina.

“Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë”, ka thënë fillimisht Besart Berisha. “Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina”.

“Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.