Berisha flet për Lorik Canën dhe ndeshjen ndaj Rumanisë

Berisha flet për Lorik Canën dhe ndeshjen ndaj Rumanisë

Portieri i kombëtares shqiptare është paraqitur sot pasdite në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rumaninë, së bashku me trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ku ka folur për kapitenin e skuadrës, Lorik Cana.

Portieri i Lazios tha se Lorik Cana është shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare, por që sipas tij, trajneri e ka të drejtën ekskluzive për të vendosur se kush duhet të startojë.

“Cana është një shtyllë e kombëtares tonë, mirëpo ne kemi edhe disa mbrojtës të tjerë që kanë bërë ndeshje të madhe me Francën. Por, në fund është trajneri ai që vendos kush do të luaj”, tha Berisha nga konferenca për shtyp, njofton Insajderi.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Rumanisë, të cilën e quajti “Ndeshjën e jetës”, pasi e konsideron atë si shumë të rëndësishme. /Insajderi.com