Berisha akuzon Fatos Klosin për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Berisha akuzon Fatos Klosin për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar ish-shefin e Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Fatos Klosin, për organizmin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në vitin 1998 në Tiranë.

“Fatos Klosi është një vrasës, Fatos Klosi ka vrarë Ahmet Krasniqin jo fizikisht, por ai ka organizuar vrasjen e tij”, ka thënë Berisha.

Ai ka kërkuar që vrasja e Krasniqit, që ka qenë kolonel i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që është konsideruar si krah ushtarak i LDK-së, të hetohet në Gjykatën Speciale.

“Ishte një krim i shëmtuar unë e kam njohur unë nuk mund të them që nuk ka pasur përfshirje persona edhe nga Kosova, Ahmet Krasniqi ishte nën mbrojte nën ombrellën e autoriteteve shqiptare, dhe çfarëdo që bëhej ishte në dijeni të tyre”, ka thënë Berisha në një intervistë për emisionin Komiteti të Gazetës Exprëss, që transmetohet në RTV Dukagjini.

“Uroj që gjykata Speciale ta hetoj këtë rast dhe besoj shumë që do ta hetoj, ka thënë Berisha./Insajderi.com