Bëri burg për gaz – tash e quan të pahijshme gjuajtjen e gazit nga partia që e la

Bëri burg për gaz – tash e quan të pahijshme gjuajtjen e gazit nga partia që e la

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka përqeshur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga VV-ja, siç duket ajo ka harruar se sa ishte pjesë e kësaj partie kishte qenë prijëse në aksionet e hedhës së gazit.

Kadaj-Bujupi tani deputetet e AAK-së, ka thënë se hedhja e gazit nuk është diçka e hijshme.

“Unë edhe atëherë kam dalë dhe nuk e kam prasur problem të hedhë gazë lotsjellës, por ajo nuk është diçka e hijshme”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi ka thënë se është larguar nga Lëvizja për shkak të krizës së madh brenda partisë.

“Kriza e madhe që ka kaplu Lëvizjen dhe unë e kam pas vështirë të jem në atë mes që të punoj në të. Unë jam dorëhequr nga kryesia në vitin 2016, sepse unë nuk kisha kontroll dhe përgjegjësi mbi problemin e brendshëm të Lëvizjes, kështu VV-ja sot është e ndarë në dy grupe”, ka thënë Kadaj-Bujupi. /Insajderi.com