Beqiri: Kisha përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë

Beqiri: Kisha përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, që kishte shpallur ambicien e tij për t’u bërë sërish kryetar i Prishtinës, ka thënë se ka pasur përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë.

“Përkundër faktit që kisha vullnetin, gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë,më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së)nuk e kam mundesin të garoj, të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai i ka falëndëruar anëtarësinë e degës së tij për mbështetje, dhe u ka kërkuar të “punojmë së bashku” që LDK të ketë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 22 tetorit.

Por, ai nuk i ka uruar suksese kandidatit të partisë për kryeqytet, Arban Abrashit.

“Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves, i Degës së I-rë Kodra e Trimave (e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së). Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit,ta fitojm Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera.”/Insajderi.com