Beogradi zyrtar reagon për protestën në Drenicë: Po e vëzhgojmë situatën

Beogradi zyrtar reagon për protestën në Drenicë: Po e vëzhgojmë situatën

Nebojsha Stefanoviq, ministër i Brendshëm në Serbi duke komentuar protestën kundër Vuçiqit në Drenicë, ka thënë se sitauta në Kosovë mund të komplikohet.

Ai deklaroi se shteti serb po e monitoron gjendjen nga minuti në minutë.

Stefanoviq e vlerësoi se për vizitën e presidentit serb në Kosovë përgjegjës për sigurinë është Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

“Vizita e presidentit Vuçiq është shumë komplekse në aspektin e sigurisë, por mund të them se rrethanat për momentin janë serioze”, deklaroi Stefanoviq, transmeton Insajderi.com.

Sipas tij në rajonin e Drenicës gjatë natës janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

“Gjatë natës intelegjenca jonë ka rapottuar se ka pasur breshëri plumbash. Do ta shohim situatën”, tha ai. /Insajderi.com.