“Beogradi do të rrafshohet sikur kjo tavolinë” – biseda mes Ahtisaarit dhe Millosheviqit

“Beogradi do të rrafshohet sikur kjo tavolinë” – biseda mes Ahtisaarit dhe Millosheviqit

I dënuari i Hagës për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq për portalin serb “alo” ka rikujtuar atë që ai e ka quajtur shantazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish-kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq.

“Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë bombardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai, transmeton koha.net.

Ai ka thënë më tej se, Millosheviqi pastaj e thirri urgjentisht takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për t’u deklaruar për kushtet. Sipas tij, Kuvendi i miratoi këto kushte, vetëm radikalët ishin kundër.