Beogradi emërton bulevardin “Heronjtë e Koshares”

Beogradi emërton bulevardin “Heronjtë e Koshares”

Kjo foto është pamje nga një bulevard i ri në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

 

Asgjë e re, sikur nga Serbia, me emërtimin e tij të mos vijë edhe një provokim ndaj Kosovës, shqiptarëve dhe luftës së tyre kundër pushtimit të saj shekullor.

Sepse ky bulevard ka marrë emrin “Heronjtë e Koshares”.

Ky emërtim, ka thënë prefekti i Beogradit Sinisha Mali, transmeton Koha.net, ka qenë dëshirë dhe propozim i qytetarëve të kryeqytetit serb. Sipas tij, për këtë emërtim kanë votuar 1305 qytetarë.

Votimi dhe emërtimi i tillë është dëshmi se Serbia vazhdon t’i mbajë të gjalla aspiratat pushtuese ndaj vendit tonë.

Në Koshare, në prill, maj e qershor të vitit 1999, pas luftimeve të rrepta ndërmjet forcave çlirimtare të UÇK-së me ato pushtuese të Serbisë, ka rënë, pas shumë dekadash kufiri ndërshqiptar duke u shkatërruar e tërë infrastruktura policore e ushtarake e Serbisë me tërë makinerinë e saj të luftës aty.