Benzema s’e do Arsenalin

Benzema s’e do Arsenalin

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema i është përgjigjur zërave se Arsenali ka rikthyer interesimin për të, raportojnë mediat britanike.

‘Gunners’ raportohet se kanë bërë gati një ofertë të re për francezin të cilin synon ta blejë në afatin e janarit.

Por, transferimi i Benzemas në ‘Emirates’, duket i vështirë për shkak së lojtari dëshiron akoma ta vesh fanellën e madrilenëve.

“Karim Benzema nuk ka dëshirë të largohet nga Real Madrid”, thotë agjenti i sulmuesit francez.