Benzema paralajmëron Mbappe: Kujdes nga shpulla në fytyrë

Benzema paralajmëron Mbappe: Kujdes nga shpulla në fytyrë

Karim Benzema ka quajtur Kylian Mbappe si një fenomen por ka parashikuar yllin e Monacos të mos transferohet te një ekip i madh më herët se sa duket.

Sezoni i pabesueshëm i Mbappe – duke përfshirë 19 golat në 32 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për Monaco – ka bërë që ylli të përflitet për një lëvizje te një prej gjigantëve të Evropës.

Manchester United, PSG, dhe Real Madrid i Benzema raportohen se janë interesuar për shërbimet e adoleshentit, me Mbappe që është thirrur për herë të parë në kombëtaren franceze, shkruan Telesport.

Benzema është një tjetër sulmues që tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve që i vogël, duke impresionuar me Lyon përpara se të kalonte te Real në moshën 21 vjeçare. Por, tani 29 vjeç, Benzema ka këshilluar Mbappe të konsiderojë me kujdes transferimin e tij, duke zbuluar se ai mori një shpullë në fytyrë në sezonin e parë në La Liga.

“Më kanë thënë se është një fenomen, një lojtar shumë i mirë. Sinqerisht, akoma nuk e kam parë. Ai është një lojtar i ri. Futbolli është shumë i vështirë, sidomos te një klub të madh. Mbërrita në Madrid në moshën 21 vjeçare, por viti i parë ishte i vështirë dhe mora një shpullë në fytyrë”, ka thënë Benzema.

Mbappe para disa ditësh ka fituar për herë të parë ftesë nga kombëtarja e Francës në futboll.