Ben Blushi kërkon nga Haradinaj të sillet me maturi

Ben Blushi kërkon nga Haradinaj të sillet me maturi

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ben Blushi, ka komentuar lidhur me vendimin e gjykatës franceze për lirmin me kusht të Ramush Haradinajt, duke thënë se “është cështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste që para disa muajve krijoi partinë e tij, thotë se tani Haradinajt duhet të sillet me maturi në mënyrë që të shmanget ndonje krizë e brendshme në Kosovë por edhe më gjërë.

“Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjërë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinajt është arrestuar në Francë bazuar në një urdhërarrest ndërkomëbtar të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com