Ben Blushi jep droëheqje nga Partia Socialiste

Ben Blushi jep droëheqje nga Partia Socialiste

Deputeti Ben Blushi ka vendosur që duke kundërshtuar ligjin e mbetjeve të miratuar që u miratua këto ditë në Shqipëri  të zyrtarizojë edhe largimin e tij nga Partia Socialiste.

Fjalimin që nuk e mbajti të enjte në parlament, Blushi e përcjell përmes një shkrimi për “Panoramën” në të cilin analizon pasojat e ligjit të mbetjeve duke u dhënë njëkohësisht përgjigje edhe shumë prej kritikëve të tij.

Eduard Shalsin, Blushi e ka krahasuar me shilarësin. Në analizën e tij, deputeti i Elbasanit apelon dhe për disa nga miqtë e mbetur brenda Grupit Parlamentar të PS.

Pjesë nga shkrimi i Blushit:

“Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgjedhjet janë PS-së, votuan për të futur mbetjet në Shqipëri. Pak a shumë janë të njëjtit njerëz dhe kushdo që ka pritur të silllen ndryshe, ka menduar shumë mirë për njerëz që prej kohësh bëjnë shumë keq.

…Unë i nxis ta ushtrojë pasionin e tyre për mbetjet me dashuri, qetësi dhe përunjësi. Ata ngrihen çdo mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësi, Shalësin nga Shilarësi, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Doganën nga Kaushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Puplën nga Kaposhu, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi. Për këtë punë paguhen dhe nuk kanë pse të qahen.

…PD kishte një mundësi për të rrëzuar importin e mbetjeve. Sepse për fat të mirë kishte një mundësi që për fat të keq nuk ndodhi.

Tani Rilindja dhe PS po sabotojnë dhe referendumin si të vetmin mundësi që ligji i mbetjeve të rrëzohet në popull. E para natyrisht do të kundërshtojë referendumim duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum. Kushdo që e neverit Rilindjen, siç është rasti im, nuk mund t’i uronte fat më të mirë. Rilindja duhet të hyjë në histori sit ë gjithë ulokët ideologjikë përmes një kazani me rrota dhe jo me bicikletën e socializmit të ricikluar siç e quajnë me përkëdheli të gjithë ata që punojnë natë e ditë për të ndarë në burim, Delirin me Salirin.

Po Rilindja nuk është vetëm në mbrojtjen e kauzës së kazanëve. Partia Demokratike po bën gjithçka për të sabotuar referendumin.

…Ky është një kazan elektoral që unë e njoh shumë mirë. Prej tij nuk do të dalë kurrë më asnjë gjë e pastër. Ai mund të riciklohet, por nuk mund të pranohet. Prandaj kam vendosur të dal përfundimisht që aty për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: Në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët./Albeu