Bellerin injoron plotësisht Barcelonën

Hector Bellerin më në fund ka qartësuar tifozët e Arsenalit dhe të Barcelonës për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i djathtë i “Topçinjve” ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Londra, pavarësisht se është i vetëdijshëm për interesin e katalanasve.

Bellerin injoron plotësisht Barcelonën

21-vjeçari iu bashkua skuadrës nënkampione të Anglisë në vitin 2011, i transferuar pikërisht nga Barcelona, aty ku ai mund të pasonte brazilianin Dani Alves. Bellerin debutoi me skuadrën e parë në shtator të vitit 2013 dhe që atëherë ka gjetur vend tek Arsenali, shkruan Telesport.

Në shtator, “Goal.com” pati raportuar se Barcelona po ndërhynte për të siguruar shërbimet e spanjollit, por ky i fundit nuk e sheh të arsyeshëm rikthimin në “Camp Nou”.

“Nëse do të doja të luaja te Barcelona, do të kisha qëndruar atje. U lumturova shumë kur Arsenali tregoi interes për mua dhe vendosa të vija këtu. Nuk shoh pas, dua vetëm të ndihmoj skuadrën time. Është mirë për një lojtar kur merr vesh se e duan skuadrat e mëdha, por unë jam shumë i lumtur këtu. Kam edhe tre vite në kontratë, kështu që e kam mendjen vetëm të luaj çdo javë, të përmirësohem dhe mundësisht të ndikoj që Arsenali të arrijë gjëra të mëdha. Nuk e kam me nxitim rinovimin. Jam i lumtur, ndihem rehat. Dua të qëndroj gjatë këtu”, shpjegoi Bellerin në “London Evening Standard“. /Insajderi.com