Belgjika, sherr e grushte në skuadër pas eliminimit në Europian

Belgjika, sherr e grushte në skuadër pas eliminimit në Europian

Duket se eliminimi nga Europiani nuk është kapërdirë mirë nga kombëtarja belge, që edhe pse mban kreun e renditjes botërore të FIFA-s në Euro 2016 nuk dha atë që pritej.

Pas humbjes me Italinë në ndeshjen e parë në grup erdhi edhe humbja me Uellsin, që i kushtoi shumë skuadrës së trajnerit Marc Wilmots, që tashmë është eliminuar nga turneu.

Mediat belge bëjnë me dije fajtori kryesor ështe pikërisht trajneri, që edhe pse ka një grup lojtarësh me shumë yje, nuk arriti të injektojë tek ata frymën e duhur. Por eliminimi i djeshëm ka sjellë shumë tensione te skuadra, madje trajneri Wilmots ka debatuar ashpër me disa lojtarë.

Dhe me njërin prej tyre, portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, situata ka degjeneruar në grushte.

“Ky është zhgënjimi më i madh i karrierës time. Uellsi ishte superior karshi nesh dhe këtë gjë e thashe hapur edhe në dhomat e zhveshjes.”

“Edhe pse e nisëm mirë ndeshjen, u tërhoqëm dhe lamë rivalët të bëjnë lojën, duke krijuar hapësira dhe Uellsi e meritoi fitoren. Kishim mundësinë që të shkonim në gjysmëfinale, por e hodhën dëm. Jemi një ekip i ri në moshë, por duhet dikush me përvojë që të na drejtojë”, tha Courtois.

Rinovimi i kontratës për Wilmots tashmë duket një ëndërr për trajnerin belg, i cili dështoi të arrijë sukseset e pritura në dy ngjarjet madhore që drejtoj Belgjikën. /Burimi: Telesport.al