Belgët protestojnë kundër dëbimit të familjes kosovare

Belgët protestojnë kundër dëbimit të familjes kosovare

Familja kosovare Gerxhaliu, pas tetë vjetësh rrezikon të dëbohet nga Belgjika sepse shteti belg pretendon se dokumentet e tyre nuk janë në rregull.

“Ne jemi duke u rrezikuar që do të dëbohemi për në kosovë nga shteti i Belgjikës sepse na është thënë që dokumentet tona nuk janë në rregull” ka thënë Bjondina, fëmija më i madh familjes Gerxhaliu.

Ajo studion në departamentin e Menaxhmentit Howest në qytetin e Bruges. Motra e saj Blodiana është 17 vjeçe dhe kanë një vëlla i cili është vetëm 13 vjeç.

Nxënësit e shkollës në të cilën vijonte Blediona organizuan një aksion protestues prej 400 nxënësve në Parkun e Leopoldit të qytetit të Ostendes, të cilët marshuan me flamuj, pllakata e balona kundër largimit të shoqes se tyre nga shkolla e shteti në të cilin jeton.

“Këta njerëz janë si ne, ata bëjnë të njëjtat gjëra si ne, ata shkojnë në shkollë, punë dhe e zhvillojnë jetën sikurse ne, ata kanë miq këtu” tha udhëheqësja e protestës, shoqja e Blodianës. “Ne jemi të zëmëruar dhe do të shqetësohemi nëse planifikim për dëbimin e tyre është i pa bazë”.

Kjo mbështetje kaq e madhe dhe kjo protestë ka ndodhur për herë të parë në shkollën në të cilën shkon Blodiana, ata e përkrahën atë që mos e largojnë nga shkolla.

“Ndihem shumë krenare dhe shumë falënderuese për këtë mbështetje masive nga nxënësit e shkollës”, tha Blediona. /Insajderi.com