Lumi: “Shok” duhet të jetë krenar që ka garuar bashkë me “Stutter”

Lumi: “Shok” duhet të jetë krenar që ka garuar bashkë me “Stutter”

  • Regjisori i njohur për shfaqjet jo konvencionale i cilësuar si një prej më mirëve në Kosovë, ka thënë se pasi e ka shikuar filmin fitues në kategorinë ku ka qenë i nominuar edhe filmi “Shok”, ka arritur në përfundim se e ka merituar ta fitoj Oscar-in.

“Duhet të jemi krenarë që filmi ynë “Shok” na ka përfaqësuar në një konkurrencë kaq të dinjitetshme artistike”, ka shkruar Lumi në profilin  e tij në Facebook.

Sipas regjisorit të shfaqjeve të njohura si “Çifti Martin”, “Dillerat” dhe së fundmi “Nana dhe fëmija” në Teatrin Kombëtar, filmi “Shok” megjithatë ka rëndësinë  e tij me pjesëmarrjen në OSCARS pasi e ka bërë të njohur ndërkombëtarisht tregimin tragjik të Kosovës.

Por filmi irlandez “Stutrer”, i cili, në kategorinë e filmit të shkurtë, e fitoi Çmimin “Oscar”,sipas Lumit ka një fabulë nëpërmjet së cilës e t”trajton dramën e një njeriu që belbëzon” dhe se si i tillë është një realizim që të bënë për vete.

“Ky njeri asht në kërkim të dashurisë. Për shkak të defektit në të folur, ai nuk e shpreh dot atë përmes fjalëve. Ky film asht punuar me vetëm 6.300 Euro. Me atmosferën, me thjeshtësinë, me poetikën dhe me elegancën e tij, ai të merr shpejt me vete. Loja e aktorit kryesor asht magjike”, ka shkruar Lumi.