Bekim Jashari në krye të një bordi

Bekim Jashari në krye të një bordi

Përveç postit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari do ta kryesojë edhe një bord tjetër. Ai është zgjedhë në krye të Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV).

Zgjedhja e tij u bë gjatë mbledhjes së sotme të bordit të kësaj agjencie ku ishin prezent kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe Bekim Jashari.

Gjate takimit, anëtarët e bordit e falënderuan AZHR-Veri për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit veri.

Në fjalën e tij kryesuesi i posa-emëruar i AZHRV-së, Bekim Jashari tha se si anëtarë të Bordit do ta mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal.

Njëkohësisht ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët të cilët do të kontribuojnë në këtë drejtim.