Bekim Jashari merr urimin e parë për fitore

Bekim Jashari merr urimin e parë për fitore

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje, Bekim Jashari, ka marrë një urim nga jashtë Kosova.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka uruar Jasharin për fitoren që ka arritur në këto zgjedhje lokale.

Postimi i plotë i Ahmetit:

I dashur Bekim,

Fitorja yte e djeshme për të parin e Skenderajt më gëzoi shumë dhe desha të të uroj sëpari shumë shëndet, e më pas edhe suksese në kryerjen e punës me përgjegjësi.

Jam plotësisht i bindur në përkushtimin tënd të plotë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Skenderajt, por edhe gjithë Kosovës.