Bekim Jashari: Emri i familjes time nuk do të njolloset me asnjë parti politike

Bekim Jashari: Emri i familjes time nuk do të njolloset me asnjë parti politike

Djali i dëshmorit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ka folur për herë të parë për media pas vendimin të tij, për të garuar si kandidat i pavarur për kryetar të komunë së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Jashari thotë se vendimin e tij e kanë mirëpritur edhe qytetarët e Skenderajt dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale në këtë komunë, por ka vendosur që mos ketë kandidat fare në shenjë respekti për familjen Jashari.

“Duke i parë zhvillimet në vend dhe në Skenderaj por edhe kërkesën e qytetarëve u dashtë të mendohem mirë për të marrë këtë vendim por unë shpresoj dhe besoj se do të kem përkrahjen”, ka thënë ai për rtv 21.

Më tej ai ka se ka pasur oferta nga shumë parti politike tash e dhjetë vite por ai thotë se emrin e familjes Jashari nuk do të njolloset me një parti.

“Siç e dinë Skenderaj është bastion i PDK-së por unë dua t’i falënderoj zyrtarët e kësaj partie. Ofertat kanë qenë në dhjetë vitet e fundit nga shumë parti si në atë lokal ashtu edhe në qendrore por emri i familjes Jashari nuk do ta njollosim me një parti politike.