Bekim Haxhiu thotë se Frashër Krasniqi e ka vendin në burg

Bekim Haxhiu thotë se Frashër Krasniqi e ka vendin në burg

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e ka vendin në burg. Haxhiu ka sulmuar Krasniqin për kritikat e deputetit të VV-së ndaj disa komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka thënë se Frashër Krasniqi e ka vendin në burg, së bashku me serbin e akuzuar për terrorizëm, Sllobodan Gavriç.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Paska fol në parlament paramilitari i PVV qe akuzohet për sulm me “zoll” ndaj Kuvendit të Kosovës. 
Farshër Krasniqi – “Boshko Buha” i PVV i akuzuari për terrorizëm paska folë për trimërinë e komandantët e UÇK-së. I akuzuari që në mënyrë qyqare ka sulumuar Kuvendin e Kosovës paska shitë mend për trimëri e patriotizëm.

Fol Frasher në foltore të parlamentit o paramilitar i PVV se vendin e ki në qeli të burgut bashkë me Sllobodan Gavriqin dhe me të akuzuarit tjerë për terrorizëm, por ti duke kërcnuar e frikësuar prokurorët e gjyqtarët ta kanë mundësu me hy në parlament e me ndejtë në shtëpi, se ti vendin e ke ne burg.

Akuzat dhe shpifjet kundër UÇK-së që u dëgjuan në Kuvend nga disa deputetë të PVV, ishin një përkthim i dobët nga serbishtja në shqip të akuzave dhe shpifjeve që Serbia i ka ba ndaj pjestarëve të UÇK-së, prej përfundimit të luftës e këtej.

Këto akuza në të kaluarën lansoheshin nga mediat serbe, ndërsa tash po lexohen të përkthyera nga deputetë e PVV, kanë ‘avansu’ miqt e Milloshit!