Në një përgjigje që kryenegociatori i Kosovës në di" />

“BE është bërë krah i djathtë i Serbisë”

“BE është bërë krah i djathtë i Serbisë”

Qeveria e Kosovës është treguar e ashpër me zyrtarët europianë sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje që kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë Avni Arifi ia ktheu zyrtarit europian Thomas Busch më 25 maj.

Kjo pasi ky i dyti e ftoi të parin më herët për një rreth të ri bisedimesh javën tjetër ë kryeqytetin e unionit.

Ajo që Busch shkroi e ka bërë nervoz kosovarin.

Arifi e refuzoi ftesën nuk është përmbajtur në përgjigjën e tij që e publikoi Klan Kosova

‘Duhet të theksoj se jam plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa juaj. Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, shkruan Arifi.

Sipas Arifit europianët po heshtin karshi dallavereve që po i bën Serbia. Në këtë rast ai përmend ujdinë për energjinë.

“Sidoqoftë, ju i keni injoruar krejtësisht kërkesat tona të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme për t’u përqendruar në çështjen e energjisë, për të cilën e gjithë tregu kontinental është ndërprerë dhe që fjalë për fjalë ka nevojë vetëm për dy orë për tu zgjidhur”, shtoi ai.

Zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi tha se ekzekutivi është për vazhdim të dialogut ku temat nuk do të diskutohen në mënyrë selektive.

E është pikërisht kjo pikë që e ka bërë Arifin të thotë në mes përgjigjesh të tij se në Bruksel janë të interesuar kryesisht për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që sipas tij është tema e vetme për të cilën serbët insistojnë të flasin