Behrami gati ta lë Watfordin për skuadrën zvicerane

Valon behrami pritet të kthehet në kampionatin zviceran të skuadra e Sionit.

Behrami gati ta lë Watfordin për skuadrën zvicerane

Presidenti i Sionit, Christian Constantin ka treguar se është në bisedime me mesfushorin e Watfordit, Valon Behrami.

Ai ka treguar se ka biseduar shpesh me lojtarin, i cili është i gatshëm të kthehet në Zvicër, shkruan Blick.ch.

“Ne jemi në kontakt që në dimër. Barthélémy ka kontaktuar disa herë me të. Valoni dëshiron të kthehet sërish në Zvicër. Unë do ta marrë atë në Sion, ai është i gatshëm të kthehet”, tha Constantin, shkruan Express.

Behrami është futbollist i Watfordit prej dy sezonesh. /Insajderi.com