Porosia e Behgjet Pacollit përmes kësaj foto

Porosia e Behgjet Pacollit përmes kësaj foto

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur se nuk duhet të harrojmë të kaluarën.

Përmes një foto në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli, ka postuar një fotografi e cila shihet se është shkatërruar nga një breshëri plumbash në luftën e fundit në Kosovë.

“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe. Ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara”, ka shkruar Pacolli.

Ai është shprehur se “sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, shkruan Insajderi.