Behgjet Pacolli nis negociatat për hisen në qeverinë Haradinaj

Behgjet Pacolli nis negociatat për hisen në qeverinë Haradinaj

AKR-ja e Behgjet Pacollit formalisht është ende pjesë e koalicionit LAA, por tashmë ajo ka nisur negociatat për hisen që e kërkon në qeverinë të cilën ka ndarë mendjen ta krijojë me koalicionin PAN.

Pacolli ka zhvilluar takime me dy kandidatët e koalicionit për t’u vërë në krye të institucioneve, kreun e PDK-së, Kadri Veseli, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka konfirmuar për Kohën Ditore zhvillimin e negociatave për pozitat në Qeveri.