Bëhet e gjallë ADK e Edita Tahirit – reagon kundër peticionit

Bëhet e gjallë ADK e Edita Tahirit – reagon kundër peticionit

Alternativa Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga ministria Edita Tahiri, ka shprehur shqetësimin për inicimin e peticionit kundër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës z. Greg Delawie.

Sipas kësaj partie, një iniciative e tillë vjen nga “injorantë politik të cilët përpiqen të dëmtojnë interesant nacionale të Kosovës në raport me aleancën strategjike me SHBA-të.”

“Republika e Kosovës dhe populli i sajë do të jetë përherë mirënjohëse SHBA-ve dhe popullit amerikan që ishin afër nesh në kohë të rënda, atëherë kur ekzistenca e Kosovës ishte kërcënuar nga lufta dhe gjenocidi. Kosova së bashku me SHBA-të e shkroi historinë e pavarësisë së Kosovës dhe vendi i SHBA-ve do të jetë faqet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

ADK është një partner i vogël në koalicionin e lidhur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.  Reagimet publike të partisë së ministres Tahiri janë të rralla.

Një peticion i iniciuar gjatë fundjavës që kërkonte largimin e ambasadorit Greg Delawie nga Kosova është kundërshtuar nga të liderët shtetëror dhe ata opozitar.

Sot gjatë ditës, edhe Partia e Drejtësisë doli me një reagim rreth peticionit, duke thënë se ai nuk paraqet vullnetin e qytetarëve të vendit./Insajderi