Bëhen homazhe për Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Bëhen homazhe për Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Policia ka njoftuar se sot do të bëhen homazhe për Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.

Sipas njoftimit të policisë homazhet do të bëhen, së pari pranë hyrjes së Stacionit policor Pejë, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, duke filluar në ora 11:00.

Nga ora 11:30 do të bëhen homazhe tek vendi i rënjes në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, përkatësishtë në fshatin Raushiq.

Nga ora 12:00 do të bëhen homazhe tek përmendorja e Sabahate Tolaj në fshatin Pobergjë komuna Deçan.

Duke filluar nga ora 13:00 homazhe do të bëhen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare.

Janë bërë 14 vjet nga atentati ndaj dy policëve të Kosovës, Sabahate Tolajt dhe Isuf Haklajt. Për këtë rast me 27 vjet burgim është dënuar Bedri Krasniqi.

Atentati ndaj tyre është kryer më 24 nëntor të vitit 2003. Sabahate Tolaj kishte ndërruar jetë të nesërmen, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.