Sipas të dhënave të CIA-s, Bosnja e Hercegovina (" />

BeH e para në botë me të rinj të papunë, pastaj Kosova

BeH e para në botë me të rinj të papunë, pastaj Kosova

Sipas të dhënave të CIA-s, Bosnja e Hercegovina (BeH) mban rekordin botëror për normën e papunësisë së të rinjve, ndërsa ndiqet nga Kosova, transmeton Koha.net.

“Glasa Srpske” e Banjallukës shkruan se CIA në fillim të gushtit kishte publikuar të dhënat e përditësuara për vendet në të cilat pasqyrohet qartë demografia, gjeografia, komunikacioni, organet shtetërore, ekonomia dhe struktura ushtarake e e tyre.

Në listën botërore të papunësisë së të rinjve me moshë nga 15 deri 24 vjeç, Bosnja e Hercegovina ndodhet në krye të listës botërore (të dhënat i referohen vitit 2012) ndër 134 vende të analizuara. Ndërsa në BeH norma e papunësisë së të rinjve është 62,8 për qind, sipas shkrimit të kësaj gazete, ky tregues në Kosovë e Greqi është 55,3, Maqedoni 53,9, Serbi 51,1 e Kroaci 43,1 për qind.