Befason Wenger, e shet Mustafin

Befason Wenger, e shet Mustafin

Shkodran Msutafi mund të largohet nga Arsenali vetëm pas një viti të kaluar në Emirates, ku u tranaferua nga Valencia.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger,  është i hapur për shitjen e mbrojtësit shqiptar, përcjell Express.

Daily Mail shkruan se Wenger është i gatshëm ta shes Mustafin për 35 milionë funte (37 milionë euro)

Sipas tabloidit britanik, Interi tashmë ka shfaqur interesim konkret për Mustafin, derisa Juvetnus është duke e monitoruar situatën.

Mustafi ka impresionuar me paditjet te Arsenali në fillim të sezonit të kaluar, por në fund të kampionatit ka rënë nga forma shkaku i lëndimeve.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri më 31 gusht, kur edhe do të përfundoj afati kalimtar i kësaj vere.