Befason PDK, kjo është kandidatja për kryetare të Mitrovicës

Befason PDK, kjo është kandidatja për kryetare të Mitrovicës

Në ditën e fundit të afatit ligjor që partitë politike t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, pritet t’i intensifikojnë veprimet.

Po ashtu, sot është edhe afati i fundit për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për asamble komunale.

Në këtë drejtim, PDK-ja në Mitrovicë pritet ta publikojë emrin e kandidatit për kryetar të kësaj komune.

Siç duket kjo punë tashmë është e kryer, pasi që, vetë kandidatja për këtë post nga PDK-ja, Valdete Idrizi e ka konfirmuar për Klan Kosovën se ajo do të jetë e nominuara për këtë këtë garë.

Valdete Idrizi më parë ishte anëtare e FER-it, ndërsa pas shuarjes së kësaj partie aktivitetet e saj i ka zhvilluar si pjesë e shoqërisë civile.

Idrizi në vitin 2016 ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “The WIFTS Peace Award 2016”.

Ajo ka qenë edhe fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.